Loading…

Si u bë radhitja në listën zgjedhore të LDK-së

  • 24/05/2017 | 21:01

Si u bë radhitja në listën zgjedhore të LDK-së

Radhitja në listën zgjedhore të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa ka gjetur pajtim të plotë nga të gjithë.

Sipas kandidatit për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, nuk ka pasur ndonjë kriter në veçanti i cili ka bërë që deputetët më me zë të këtij subjekti të shihen në fund të listës.

Hoti ka thënë se diskutime ka pasur vetëm për vendet që u janë ndarë partnerëve të koalicionit dhe ardhjeve të reja në LDK.

“Ne kemi organet brenda partisë që i shqyrton ato. Kompozicioni i listës nuk është i rëndësishëm, a je numër 20 apo 100 nuk është e rëndësishme. Nëse e shihni listën tonë kemi me pa që edhe në dhjetëshen e parë dhe dhjetëshen e fundit kemi njerëz kredibil”, ka thënë ai.

Për emrat e lënë jashtë listës, Hoti thotë se tash nuk ka fare rëndësi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë