Loading…

‘Si u katandisëm kështu’: Hoti ia numëron Kurtit ngecjet në ekonominë e vendit

  • 26/03/2023 | 10:53

‘Si u katandisëm kështu’: Hoti ia numëron Kurtit ngecjet në ekonominë e vendit
  • Ish-kryeministri Avdullah Hoti, me një postim në rrjetin social Facebook, ka përmendur disa nga të “metat” e kësaj qeverie, shkruan Gazeta Metro.

Hoti listoi plotë tetë “dështime” të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai përmendi rritjen e tatimit  në pronë, shtrenjtimin e rrymës, inflacionin, rënien e investimeve, jofunksionalitetin e Trustit etj.

Postimi i plotë:

– Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.
– Nga prilli rritet energjia me 15%.
– Çmimet e konsumit mbesin të larta.
– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.
– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.
– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.
– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.
– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.
Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri. Si u katandisëm kështu?!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë