Është sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, i cili ka ngritur një pyetje për Federica Mogherinin, e cila ka thënë sot se Kosova po lufton korrupsionin.
Molliqaj ka renditur disa fakte për të cilat mendon se në Kosovë nuk po luftohet korrupsioni, e në anën tjetër po i kërkohet që t’i falë 8000 hektarë tokë.
“Kur qenka përmbushë kriteri për luftimin e korrupsionit!?”, pyet Molliqaj, e më poshtë ka shkruar edhe për disa fakte që ende sipas tij s’janë zgjidhur në Kosovë.
Publikimi i Dardan Molliqajt
Sipas raportit të Transparency International të vitit të kaluar, Kosova rënditet në vendin e 95 sa i përket luftimit të korrupsionit.
Kryeministri ende vazhdon me ju jep tendera djemve të tij.
Mbi 60 dosje në prokurori për korrupsionin e qeverisjes së kryeministrit aktual në Komunën e Prishtinës asnjëherë nuk u trajtuan.
Adem Grabovci, edhe pse ka qindra fakte për krim e korrupsion, ende është i lirë.
Policia është e kriminalizuar dhe e kapur nga pushtetarët kriminelë. Gjykatat poashtu.
Për tu punësuar në institucione publike, kusht është afërsia me partitë në pushtet.
E Mogherini vjen e na thotë korrupsioni po luftohet, nëse doni liberalizim të vizave duhet t’i falni edhe 8000 hektarë tokë.
Jo faleminderit! Nuk kemi tokë për të falur!