Loading…

Si u prit dalja e parë publike e UÇK’së (Video)

  • 28/11/2016 | 11:53

Si u prit dalja e parë publike e UÇK’së (Video)

Sot për Kosovën shënohen tri festa, ajo e flamurit kombëtar, ditëlindja e heroit Adem Jashari si dhe dalja për herë të parë publikisht e Ushtris Çlirimtare të Kosovës. Kjo e fundit ka një rrëfim në vete.

Ditën e 28 nëntorit të 97-ës, UÇK-ja, nuk kishte frikë. Ata ushtarë veç ndjenin emocion kur shihnin fytyrat e emocionuara të qytetarëve në publik tek brohorisnin emrin e UÇK-së, kanë rrefyër Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, transmeton gazetametro.net

Treshja e këtij formacioni, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe dëshmori Mujë Krasniqi, ishin ata që më 28 nëntor të 1997-së, në fshatin Llaushë të Skenderajt kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.

Kjo ndodhi dy ditë pas rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, dhe pas sulmeve guerile në Vojnik.

Deklarata e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për paraqitjen e saj të parë publike u përgatitë nga vet ushtarët e UÇK-së. Vështirë të mendohej në atë kohë se ajo copë letër, që për ushtarët e UÇK-së dukej shumë e thjeshtë, një ditë do të kishte rëndësi historike.

Sa herë vjen nëntori kujtohet dalja e parë në skenë të UÇK-së, që ndodhi ditën e 28 nëntorit të 97-ës, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Të tre djemtë, të deleguar për publikimin e informatës para masës, nuk e dinin se po bënin historinë.

Para një numri të madh qytetarësh plot emocion, u lexua deklarata e UÇK-së. Atë ditë të ftohtë të 97-ës, këtë detyrë e kishte ushtari Rexhep Selimi.

Selimi  kishte rrëfyer vite më parë për përpilimin e asaj deklarate. Thotë se ka qenë shumë e thjeshtë, nuk i kishte dhën ndonjë rëndësi të veçantë, ndoshta sepse asokohe nuk është menduar se ajo deklaratë do të hyjë në mesin e atyre historike. Rexhep Selimit,  ishte ai që doli më deklarat para publikut, megjithatë kjo nuk më bënë më të rendësishëm se ushtarët e tjerë, ishte shprehur Selimi.

Ditën e 28 nëntorit të 97-ës, UÇK-ja, nuk kishte frikë. Ata ushtarë veç ndjenin emocion kur shihnin fytyrat e emocionuara të qytetarëve në publik tek brohorisnin emrin e UÇK-së.

Daut Haradinaj pjesëtari  i treshës historike, asokohe ishte veç një djalë 19 vjeçar që u bë pjesë e UÇK-së. Por ajo çka e dalloj këtë djalosh nga të tjerët, Daut Haradinaj guxoj që ditën e 28 nëntorit të 97-ës të shfaqët pa maskë. Por haradianj kishte thënë më modesti se e gjithë kjo ishte veç një rastësi.

Haradinaj rrëfen se përkushtimi i luftëtarëve ka qenë armatimi dhe përballja me forcat serbe. Çdo herë me të vetmin qëllim, që të largojnë Serbinë nga Kosova

Shfaqjen e UÇK-së në publik në ditën e ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Selimi e Haradinaj e quajnë krejt rastësi. Por që e vlerësojnë si një rastësi kuptimplotë.Të dy thonë se meritat më të mëdha për lirinë që e gëzojmë i kanë dëshmorët.

Forcat serbe në atë kohë kishin vrarë po në Llaushë, mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997. Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë