Koordinatori nacional i fondacionit Sfidat e Mileniumit për Kosovë (MCC), Petrit Selimi, ka folur për ndërrimin e administratës amerikane dhe raportet ndërmjet Kosovës e Shteteve e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka shprehur opinionin e tij mbi përkrahjen që SHBA do të vazhdojë t’i jap Kosovës edhe përkundër faktit që shqiptarët e dëshironin fitoren e kandidates demokrate, Hillary Clinton, raporton Gazeta Express.
Selimi ka përmendur punën përgjatë tremujorit të parë të administratës së Trumpit, e cila sipas tij është e barabartë me përkrahjen që administrata e presidentit Barack Obama ia kishin dhënë Kosovës.
Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e koordinatorit të MCC’së në Kosovë. /gazetametro.net