Loading…

S’ia gjen një vend pune, shpërthen gomën e veturës së Svarqës (Foto)

  • 16/03/2017 | 22:31

S’ia gjen një vend pune, shpërthen gomën e veturës së Svarqës (Foto)

Kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqës, i është shpërthyer goma e veturës zyrtare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Po, i është shpërthyer njëra gomë e veturës zyrtare”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar se një person është dërguar në stacion, se i është ngritur kallëzimi penal “Dëmtim prone” dhe se i njëjti është liruar pastaj.

Ndërkaq, një qytetar i cili ka dërguar edhe fotografitë e veturës së Muharrem Svarqës në adresë të Telegrafit, ka treguar se personi i cili ka kryer këtë vepër ka polemizuar me shoferin e kryetarit. Ai ishte ndaluar nga sigurimi i Komunës, derisa në vend të ngjarjes ka arritur policia. Këtë veprim ky person thuhet se e bëri pasi i “kishte premtuar një vend pune”.

0111

muha01

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë