Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka kritikuar qeverisjen nga ana e Vetëvendosjes për mos investime kapitale dhe mos rritje pagash, transmeton Gazeta Metro.
Pas publikimit të një video nga ana e partisë në pushtet, ku kritikoi ish-udhëheqësit e vendit kanë qenë të menjëhershme reagimet nga opozita.
E fundit që ka reaguar është ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku. Ajo në Facebook shkruan se ”ngushëllimi i vetëm i VV’së është rikthimi me propagandat me video.”
Në videon e publikuar, VV shpërfaqet si parti që nuk ka bashkëpunuar me partitë opozitare, edhe pse ata gjatë kohës që ishin në opozitë kanë pasur bashkëpunime me të gjitha partitë politike, përveç me Partinë Demokratike të Kosovës. /gazetametro.net
Postimi i plotë: