Loading…

Siguria është nën kontroll

  • 20/01/2017 | 14:01

Siguria është nën kontroll

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, Haxhi Shala ka treguar se çka kanë biseduar në mbledhjen e komisionit parlamentar në të cilën ka raportuar drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.


Shala duke cituar Selimajn thotë se pavarësisht provokimeve që vijnë nga ana e Serbisë në pjesën veriore të vendit, institucionet e sigurisë çdo herë janë në nivel të detyrës.

Ndërsa sa i përket provokimeve që mund ti vijnë vendit nga ana e Serbisë gjatë rrëzimit të murit, Shala thotë se qeveria duhet të jetë në koordinim me AKI-në para vendimit.

Duke folur për raportimet e djeshme në media për tensionimin e situatës në kufirin Kosovë- Serbi një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ana e drejtorit të AKI-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë