Loading…

Sigurimi s’e lejon kosovarin të hyjë në gjinekologji për të parë gruan: Ky e bën për spital duke e rrahur

  • 08/07/2020 | 15:27

Sigurimi s’e lejon kosovarin të hyjë në gjinekologji për të parë gruan: Ky e bën për spital duke e rrahur

Policia e Kosovës e ka ndaluar për 48 orë një person, i cili ka sulmuar sigurimin e Spitalit Gjinekologjik në Gjilan, pasi që nuk e ka lejuar të hyjë brenda, shkruan Gazeta Metro.


I dyshuari sipas njoftimit për media nga Policia e Gjilanit, ka tentuar të hyjë në katin e dytë të repartit gjinekologjik ku ishte gruaja e tij.

I njëjti më pas e ka goditur disa herë ankuesin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më 01 Korrik  2020, rreth orës 19:50, ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës raporton në Stacionin Policor këtu në Gjilan  se derisa ishte duke punuar si sigurim në spitalin gjinekologjik në Gjilan, i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës kishte tentuar të hyjë në katin e dytë të repartit gjinekologjik ku ishte gruaja e tij, dhe aty pas një fjalosje mes veti, i dyshuari e godet disa herë ankuesin ku i shkakton lëndime trupore.

I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë  së Kosovës.

Lidhur me rast është njoftuar prokurori dhe pas procedurave ligjore po  me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.

Rasti procedohet në  PTh, me kallxim penal si “Sulm ndaj personit zyrtar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë