Loading…

Sikur nëna për djalë: Festë e zbehtë pa Ramushin (Video)

  • 17/02/2017 | 15:31

Sikur nëna për djalë: Festë e zbehtë pa Ramushin (Video)

Është hera e dytë që për 17 Shkur Ramushin nuk e ka afër për të festuar ditën më të rëndësishme të vendit për të cilin dha edhe dy djem të saj. Më 17 Shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe tash nëntë vjet pas kur Kosova e feston ditëlindjen e nëntë.


E kjo ditë po i duket e vështirë Rukë Haradinajt,  pasi që i mungon djali  i madh  Ramush Haradinaj.

Më 17 shkurt 2008 Ramush Haradinaj ishte duke u gjykuar në Tribunalin e Hagës ndërsa tash gjendet në Francë ku po mbahet me një fletarrest të Serbisë për krime lufte.

Nëna e katër djemve gjeneralë, e që dy prej tyre tash janë dëshmorë, Luani dhe Shkëlzen Haradinaj, mes lotëve, mallit dhe krenarisë e pret festën e Pavarësisë.

Ajo ndihet krenare që atdheut ia fali dy djem, por thotë se kurrë nuk do të pranojë që t’ia fal Serbisë krimet që i ka bërë në familjen e saj dhe në të gjitha familjet tjera shqiptare.

Nëna e ish- kryeministrit të Kosovës në një intervistë për KosovaPress, e ndjen të vështirë festimin e Pavarësisë pa Ramushin në shtëpi, për të cilin thotë se në zemër dhe në shpirt e ka Kosovën.

Rukë Haradinaj thotë se shënimi i nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është një ditë e madhe për familjen e saj dhe për tërë Kosovën, por mungesa e Ramushit në këtë ditë festive ia shton mërzinë. /Kosovapress

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë