Loading…

Sileks-Drita: Vlera e skuadrave, mosha mesatare dhe futbollistët më të shtrenjtë

  • 16/09/2020 | 17:07

Sileks-Drita: Vlera e skuadrave, mosha mesatare dhe futbollistët më të shtrenjtë

Drita vazhdon të mbetet skuadra e vetme nga Kosova që ende është pjesë e garave europiane, përkatësisht Ligës së Europës, shkruan Gazeta Metro.


Kampionia e Kosovës nesër (e enjte) do zhvillojë ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Europës në udhëtim te skuadra nga Maqedonia e Veriut, Sileks.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja skuadrave dhe futbollistët më të shtrenjtë nga të dy skuadrat, sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’, transmeton Gazeta Metro.

Mosha mestare: 26.0 është mosha mestare e futbollistëve të Sileksut – 26.8 është mosha mestare e futbollistëve të Dritës.

Vlera e skuadrave: 2.53 milionë euro vlera e Sileksut – 3.33 milionë euro vlera e Dritës.

Futbollistët më të shtrenjtë: Pepi Gorgiev te Sileks me 250 mijë euro – Vladica Brdarovski te Drita me 400 mijë euro.

Kujtojmë që ndeshja Sileks – Drita zhvillohet nesër në ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim prej orës 20:00. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë