Loading…

Silvio Berlusconi: Milan mund të kthehet në majat e futbollit vetëm nën drejtimin tim

  • 13/10/2019 | 23:04

Silvio Berlusconi: Milan mund të kthehet në majat e futbollit vetëm nën drejtimin tim

Ish pronari i klubit të Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë se kjo skuadër mund të rikthehet sërish në majat e futbollit vetëm nëse ai e merr sërish drejtimin e klubit, transmeton Gazeta Metro.


I pyetur nga TeleLombardia në lidhje me drejtorin gjeneral të Rossonerëve, Berlusconi u përgjigj duke thumbuar Ivan Gazidisin.

“Janë disa fjalë që disa persona thonë se klubi ishte afër falimentimit, por ato gjëra nuk duhet thënë, sidomos nga një person që ecën nëpër toalet dhe mbyll derën së pari”, ka thënë ai.

Ndër tjerash, sipas tij Milan mund të rikthehet sërish në në formën e tij më të mirë, edhe pse është e vështirë, mund të arrihet vetëm me një mënyrë.

“Ajo se çfarë duhet të bëjmë për ta kthyer Milanin sërish në majat e futbollit është e vështirë, por edhe e arritshme: I jepni klubin sërish Silvio Berlusconit”, ka thënë më tej ish-kreu i skuadrës italiane.

Milani është aktualisht në krizë të rezultateve, derisa u larguan nga Liga e Evropës për t’i shpëtuar dënimit të UEFA-s për shkak të shkeljes së rregullit financiar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë