Loading…
Simboli i çuditshëm që bëri terroristi në gjykatë: Kjo është domethënia
  • 16/03/2019 | 09:47

Simboli i çuditshëm që bëri terroristi në gjykatë: Kjo është domethënia

Australiani Brenton Harrison Tarrant, i dyshuar për sulmet e djeshme në një xhami në Zelandën e Re, ku vrua 49 persona, është paraqitur para një gjykate ku akuzohet për vrasje, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Zelandës së Re ka njoftuar se me gjasë do të ngrihen akuza kundër Tarrant, ku do të paraqitet përsëri para gjykatës më 5 prill.

Tarrant kishte leje për të mbajtur armë dhe kishte pesë prej tyre. Gjykata u mbyll për publikun për arsye sigurie, dhe gjithçka u mbikëqyr nga një helikopter policie.

Tarrant bëri një shenjë të suprematistëve të bardhë me dorë dhe gjatë seancës dhe aktakuzës ai qëndronte plotësisht indiferent. Gazetarët vunë re se ai qeshi duke qëndruar para xhamit. Dëgjimi e seancëns kanë mund ta kenë një numër i vogël gazetarësh për arsye sigurie.

Në sulmin, që u bë gjatë lutjeve të premten, ku të dy xhamitë ishin plot besimtarë, disa dhjetëra njerëz u plagosën dhe sipas mediave lokale, 39 janë ende në spital.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jassinda Ardern i quajti sulmet e djeshme një akt terrorist dhe kjo ishte vrasja më e tmerrshmja në Zelandën e Re./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë