Loading…

Simbolika e një nënshkrimi: Pse në Kumanovë

  • 11/03/2019 | 08:25

Simbolika e një nënshkrimi: Pse në Kumanovë

Njëzet vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, serbët kanë “zbuluar” simbolikën e vendit të nënshkrimit të saj, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, i dha fund dhunës serbe në Kosovo, si një parakusht për ndaljen e bombardimeve 78-ditëshe të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.

Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe nga pala serbe gjenerali Svetozar Marjanovic dhe gjenerali i policisë Obrad Stevanovic.

Gazeta serbe “Telegraf” pyet pse mu Kumanova, përkatësisht baza ushtarake franceze afër Kumanovës, meqë Maqedonia tashmë nuk ishte pjesë e Jugosllavisë së mbetur dhe as e përfshirë në asnjë mënyrë në konfliktet luftarake në luftën e Kosovës?

Këtë, shkruan më tej gazeta, nuk do ta pranojnë as në Bruksel, Berlin apo Uashington, por as nuk do ta mohojnë. Sipas gazetës, kjo ka të bëjë me betejen e Kumanovës, të zhvilluar 107 vite më parë.

Duhet të përkujtojmë se në Kumanovë, prej 23 deri më 24 tetor 1912, në Luftën e Parë Ballkanike, ushtria turke u thye përfundimisht në Kumanovë. Pas pushtimit të Kumanovës, më 26 tetor forcat e Armatës së parë serbe pushtuan pa luftë Shkupin. Me pushtimin e Shkupit përfundoi faza e parë e Luftës Balkanike. Periudha e dytë ishte ajo e luftës për pushtimin e territoreve shqiptare në pjesën perëndimore të vilajetit të Kosovës, në vilajetet e Manastirit, të Shkodrës e të Janinës.

Nëse këtu ka pasur vërtetë ndonjë simbolikë, atëherë do të duhej të jetë kjo: po kthehet ajo që dikur e keni marrë me dhunë.

Gazeta serbe nuk e thotë këtë, vetëm e quan “të dhimshme” këtë simbolikë, bën të ditur se orekset pushtuese serbe nuk janë shuar, ndaj shkruan se “Serbia nuk heq dorë nga Kosova dhe në ia vë veshin kësaj simboilke të imponuar”. por se “lufta për sovranitetin de jure mbi krahinën tonë jugore, për të cilën kemi mbështetje një pjese të madhe të publikut botëror, edhe më tej vazhdon”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë