Loading…

Simeone: Suarez dëshiron të luaj dhe të ndihmojë skuadrën

  • 01/12/2020 | 08:39

Simeone: Suarez dëshiron të luaj dhe të ndihmojë skuadrën

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur lidhur me situatën momentale të sulmuesit Luis Suarez.


Uruguaiani rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe humbi ndeshjen ndaj ish klubit, Barcelona, ndërsa pavarësisht që ka kaluar dy javë vazhdon të rezultojë pozitiv në analizat e koronavirusit.

Tekniku argjentinas ka theksuar se nëse Suarez nesër rezulton negativ, atëherë do i lejohet të luajë, mirëpo nëse vazhdon të jetë pozitiv, atëherë do luajë të shtunën.

“Virusi është i çuditshëm. Nëse nesër del negativ, mund të jetë i gatshëm. Ai dëshiron t’i ndihmoj skuadrës”.

“Ndihet mirë, dëshiron të jetë me skuadrën. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Që të rikthehet njëjtë, të jetë negativ në rezultat. Nëse nuk luan nesër, do luajë të shtunën”, deklaroi ai.

Suarez këtë edicion në La Liga ka realizuar pesë gola në gjashtë paraqitje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë