Loading…
Simic arrestimin e Djuricit e përshkruan si në filma: U rrëmbye dhe u rrah brutalisht atë ditë
  • 26/03/2019 | 17:02

Simic arrestimin e Djuricit e përshkruan si në filma: U rrëmbye dhe u rrah brutalisht atë ditë

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simic ka përkujtuar arrestimin e drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën Marko Djuric një vit më parë pasi hyri pa leje në Kosovë, duke thënë se Prishtina zyrtare tregoi se dëshiron lëvizje të njëanshme për të zgjidhur çështje të hapura midis serbëve dhe shqiptarëve, por ‘në dëm të popullit serb’, transmeton Gazeta Metro.


“Në ditën e sotme të vitit të kaluar ‘u rrëmbye’ edhe Djuric ndërsa me forcë brutale u rrahën ‘përfaqësuesit ligjorë dhe legalë’ të popullit serb, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave, të gjithë anëtarët e Listës Serbe, të cilët ishin të bindur se mund të bisedonin në mënyrë paqësore për të ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare”, ka thënë Simiq për Tanjug.

Simiq ka shtuar se gjithçka është bërë me qëllim të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, siç theksoi “brenda kuadrit të gjithë veprimit, planit për të trembur serbët në veri të Kosovës që të largohen vetë nga zona”.

“Asnjëherë nuk do të pajtohemi me një plan të tillë. Ky është vendi ynë, ne qëndrojmë këtu dhe nga këtu nuk ka kthim prapa. Ne do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me vendin tonë Serbinë, qeverinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për çdo serb në Kosovë”, ka thënë Simiq./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë