Slavko Simic nga Lista serbe sot ka deklaruar për televizionin e Novi Sadit, se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj nuk e thotë të vërtetën kur thotë se ka deputetë serb të cilët do të kishin pranuar krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Simic, si mysafir i Radio-televizionit Vojvodina ka thënë se serbët nga Kosova nuk do të pajtohen me krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe ka theksuar se krijimi i ushtrisë është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të KB.
Pasi që disa medie kanë transmetuar se Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se disa deputetë nga Lista serbe nuk janë kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës./gazetametro.net