Loading…

Simic: Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, na tha Palmer

  • 03/11/2019 | 22:07

Simic: Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, na tha Palmer

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic po thotë se partia e tij do të jetë në Qeverinë Kurti dhe këtë ia kanë thënë edhe amerikanët në takim, transmeton Gazeta Metro.


Simic ka thënë sot se zyrtari amerikan, Matthew Palmer beson se qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai po thotë se  Palmer ka thënë se shmangia e Listës Serbe është një shkelje flagrante e Kushtetues dhe të gjitha rregulloret e kundërshtojnë atë që Albin Kurti e deklaron.

“Ekziston frika se ky proces do të vazhdojë të mbetet i bllokuar për një kohë të pacaktuar, kryesisht për shkak të ngurrimit të politikanëve shqiptarë për të hyrë në procesin e themelimit të institucioneve”, ka deklaruar Simic.

Palmer pritet që nesër të vizitojë Beogradin dhe të takohet me përfaqësues të shtetit serb../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë