Loading…

Simic nga Lista Serbe paralajmëron Qeverinë: Situata nesër mund të eskalojë në Kosovë

  • 02/12/2018 | 19:51

Simic nga Lista Serbe paralajmëron Qeverinë: Situata nesër mund të eskalojë në Kosovë

Deputetët e Listës Serbe po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur në hapësirat e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, ata nuk do të dalin nga aty deri në takimin me Komisionarin e për Zgjerim të BE’së, Johannes Hahn, i cili nesër do të arrijë për vizitë në Kosovë.


Deputeti i kësaj partie, Igor Simic, ka deklaruar se nesër situata mund të eskalojë në Kosovë duke parë situatën politike që është krijuar nga vendimet e Qeverisë së Kosovës pas taksës 100%, njofton gazetametro.net.

“Ne qëndrojmë fuqishëm në kërkesat tona që të takohemi me Hahn, pasi situata politike është e atillë që nesër mund të eskalojë dhe ne duam që të gjithë në BE t’i njohim se edhe ata bartin përgjegjësinë për këtë që po ndodhë, pasi para 15-20 ditësh kanë mundur të reagojnë kur ishte ngritur taksa për herë të parë dhe pastaj reaguan kur është ngritur në 100 për qind”, tha Simic.

Simic po ashtu ka bërë të ditur me Komisionerin Hahn do të bisedojnë për zhvillimet siç i quan ai ‘negative në terren’, kështu ai ka përsëritur se serbët qëndrojnë pranë kërkesave të tyre për heqjen e taksës prej 100 për qind, njofton gazetametro.net.

Ai ka thënë se vendosja e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që serbët në Kosovë të ballafaqohen me mungesë të ushqimit, barnave, por edhe të shtypit nga Serbia.

Kujtojmë se deputetët e Listës Serbe nga ora 11.00 janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës me kërkesë për takim me komisionarin Johanes Hahn kur ai nesër të vijë për vizitë në Prishtinë, të cilit do t’i kërkojnë heqjen e taksës prej 100 për qind./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë