Loading…

Simotra e VV’së i hedh ngjyrë ministes së Arsimit |Video

  • 17/11/2016 | 18:35

Simotra e VV’së i hedh ngjyrë ministes së Arsimit |Video

Një aktiviste e Lëvizjes “Për Universitetin” në Shqipëri, u shoqërua të enjten rreth orës 5 pasdite nga policia pasi hodhi bojë të kuqe ndaj ministres së arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi të saj me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej te Piramida në Tiranë.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen” deklaroi Lëvizja në Facebook, raporton Birn në Tiranë.

“…Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla”, shkruhej në deklaratë.

Në videon e postuar në profilin në Facebook të Lëvizjes Për Universitetin, shfaqet aktivistja e cila i afrohet ministres së arsimit dhe derdh salcë mbi të.

“Veprimi i aktivistes sonë ishte një akt ndaj përgjegjësisë së shmangur të ministres Nikolla ndaj reformës së dështuar në arsimin e lartë, sistemit kaotik të maturës shtetërore dhe favorizimit të dukshëm të universiteteve private”, thanë për BIRN pjesëtarë nga Lëvizja “Për Universitetin”.

Aktivistët u kanë bërë thirrje studentëve të mblidhen përpara komisariatit nr. 1 në Tiranë ku është shoqëruar aktivistja që hodhi bojën ndaj ministres për të kërkuar lirimin e saj.

Lëvizja “Për Universitetin” është një grupim i aktivistëve studentorë të cilët kërkojnë reformimin e universiteteve në Shqipëri për të ofruar arsim të lartë falas dhe pavarësi të universiteteve nga ndikimi shtetëror.

Që prej qershorit 2014, aktivistët kanë protestuar vazhdimisht kundër vendimeve të Ministrisë së Arsimit.

Kaosi i pranimit të universitete shtetërore që erdhi pas ndryshimit të skemës së regjistrimit në fakultete në minutën e fundit, ka shkaktuar gjithashtu pakënaqësi të madhe te maturantët dhe studentët në vend, ndërsa Lëvizja e quajti skemën të dështuar dhe kërkoi dorëheqjen e ministres Nikolla.

Kjo lëvizje studentore, në aktivitetet e saj në Shqipëri shpesh ndihmohet nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.

Njejtë sikurse ky rast kohë më parë pat vepruar një ish-aktivist i Vetëvendosjes në Prishtinë duke i hedhur ngjyrë rektorit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova. /gazetametro.net

 

AKTIVISTËT E LËVIZJES PËR UNIVERSITETIN LYEJNË ME NGJYRË TË KUQE LINDITA NIKOLLËN!

Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Rezistenca vazhdon!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!

Posted by Për Universitetin on Thursday, 17 November 2016

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë