Loading…

Simptomat e pazakonta të diabetit, janë disa më pak të dukshme

  • 28/01/2023 | 15:07

Simptomat e pazakonta të diabetit, janë disa më pak të dukshme

Njerëzit mund të kenë simptomat më klasike të diabetit si lodhja, urinimi i shtuar dhe etja e uria e tepruar. Por ka disa simptoma të tjera të diabetit që mund të jenë shenja paralajmëruese të gjendjes, por që duken më pak të dukshme, transmeton Gazeta Metro.


Këtu mund të gjeni disa nga simptoma të pazakonta të diabetit:

1.Periodontiti është një formë serioze e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve ku mishrat e dhëmbëve tërhiqen nga dhëmbi. Kjo mund të bëjë që dhëmbët të lirohen ose të bien.

Inflamacioni kronik është tipari qendror i diabetit dhe sëmundjes periodontale. Personat me diabet dhe periodontit kanë shënues më të lartë inflamator.

2.Ndryshimet e lëkurës mund të jenë shenja e parë që ju keni diabet. Shembull është njolla prej kadifeje, e errët, shpesh e trashë në lëkurë që zakonisht zhvillohet në rrudhat në zonat e pasme e qafës, sqetulla (ku krahu lidhet me shpatullën).

3.Infeksionet e shpeshta. Njerëzit me diabet janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar infeksione. Kjo mund të përfshijë infeksione bakteriale si ato rreth thonjve ose ato të gjëndrave të flokëve,

4.Ndryshime të caktuara të shikimit mund të jenë një shenjë se sheqeri juaj në gjak është i ngritur. Sheqeri i tepërt mund të dëmtojë enët e vogla të syrit dhe të shkaktojë ndryshime në lëngje, duke ndikuar në qartësinë e shikimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë