Loading…

Sinan Vllasaliu kësaj here i këndon “Valzit të Dashurisë”

  • 20/11/2020 | 22:03

Sinan Vllasaliu kësaj here i këndon “Valzit të Dashurisë”

Këngëtari shumë i pëlqyer shqiptar, Sinan Vllasaliu vjen me një këngë për çifte, të titulluar “Valzi i dashurisë”.


Në kuadër të shumë projekteve të cilat tashmë veçse i ka paralajmëruar, këngëtari i mirënjohur shqiptar ka gati këngën e tij të re.

Fillimisht, publikoi këngën “Ushtria e Kosovës“ e më pastaj një super baladë me titull “Dreqi e Marrte” e cila u mirëprit mjaft mirë dhe u shpërnda gjithandej.

Sinani nuk ka të ndalur, kënga e tij e radhës mban emrin “Valzi i Dashurisë” këngë kjo e cila i kushtohet një çifti që sapo ka kurorëzuar martesën, por që normalisht Sinani e sjell më ndryshe nga këngët e tjera.

Vllasaliu edhe për këtë këngë ka bashkëpunuar me Avni Qahilin për tekst, ndërsa orkestrimin si gjithmonë ia beson Virusit.

Kënga është përfunduar edhe me klip, dhe se shumë shpejt pritet të publikohet në Youtube, në vrazhdën e projekteve për vitin 2021 nga Emra Com.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë