Loading…

Sindikata e Policisë së Kosovës: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në Veri është e mirë

  • 28/05/2023 | 07:56

Sindikata e Policisë së Kosovës: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në Veri është e mirë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut Avni Tahiri, ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere ku u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.


Zeqiri gjatë vizitës së tij ka takuar po ashtu edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së  Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut, nënkolonel Veton Elshani dhe komandatin e NJSO-së, major Amir Gërguri.

Gjatë këtij takimi kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Zeqiri u informua se gjendja në veri sot është e qetë dhe pa asnjë incident.

“Policia e Kosovës është duke i kryer detyrat e tyre me profesionalizëm të lartë sipas autorizimeve ligjire dhe kushtetuese. Sa u përket kushteve u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare”, bëhet e ditur në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë