Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, sot ka zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit, Ilmi Jashari.
SPRTK, sipas kumtesës, ofroi dëshmi konkrete Jasharit me problemet me të cilat po përballen si sindikatë, si pasojë e kërcënimeve, shantazheve dhe fyerjeve nga ana e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala.
Përfaqësuesit e Sindikatës, me këtë rast, kërkuan nga Jashari që të ngre zërin kundër persekutimit sistematik që po u bëhet përfaqësuesve sindikal, dhe të ndikojë që aktivitetet sindikale të ushtrohen pa u penguar nga askush, në përputhje me ligjin për organizim sindikal, njofton kumtesa nga SPRTK, raporton gazetametro.net
Avokati i Popullit u informua me kërcënimin që drejtori Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikal të tyre duke i quajtur baktere dhe as qentë nuk i hanë, dhe të kenë kujdes se për çdo baktere ka antibiotik, thotë në fund kumtesa.
Sipas njoftimit, Kërcënimet ndaj drejtuesve sindikal janë shtuar sidomos pas takimeve që Sindikata zhvilloi me organizmat vendorë e ndërkombëtarë ku u diskutua për ndryshim-plotësimet në ligjin e RTK-së. /gazetametro.net