Loading…

Sindikatat paralajmërojnë pasoja nëse nuk dalin pagat në muajin dhjetor sipas Ligjit të ri

  • 27/11/2019 | 08:19

Sindikatat paralajmërojnë pasoja nëse nuk dalin pagat në muajin dhjetor sipas Ligjit të ri

Sindikatat kanë paralajmëruar pasoja nëse nuk dalin pagat në muajin dhjetor sipas Ligjit të ri, shkruan Gazeta Metro.


Kryetarët e të tri sindikatave, asaj të SBASHK-ut, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të qartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave.

Këto sindikata thanë se duke mos dashur që të ndikojnë në punën e Avokatit të Popullit, të njëjtin e kanë njoftuar se nëse pagat e muajit dhjetor nuk dalin sipas parashikimit me ligjin e ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën thanë se nuk e dëshirojmë.

“Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit të njëjtit ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit Dhjetor nuk dalin me Ligj të ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dëshirojmë. Pra edhe njëherë për opinionin e gjerë publik po i rikujtojmë se nëse ky Ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare”, thuhet në njoftimin e sindikatave.

Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë