Loading…

Sinergjitë dhe fërkimet e binomit: Isa Mustafa-Vjosa Osmani

  • Nga

  • 17/01/2021 | 08:27

Sinergjitë dhe fërkimet e binomit: Isa Mustafa-Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, e mësuar dhe lazdruar me favoret e gjithhershme që kishte nga Isa Mustafa dhe rrjedhimisht edhe LDK, është dashtë që t’ia kërkojë gjithsesi (Babait të saj politik!), edhe një favor të fundit para se të dalë në VV. Vetëm edhe një favor: – Që ai, Isa Mustafa, t’ia negociojë në diskrecion me Kurtin “Marrëveshjen e fundit”, atë, që Albini ia kishte shitur dhe paketuar Vjosës, si “Marrëveshja e rilegjitimimit të znj. Osmani, për Presidente e plotfuqishme e vendit!” – e t’cilën, analistët dhe opinionistët e të gjitha TV-ve nacionale e demontuan dhe e quajtën Unisono, “Marrëveshja për aderimin e Vjosës në VV!”


Shkruan: Bardhyl Meta

Por, meqë Vjosa kaherë “Beson” se vetëm “Guximi” duhet n’politikën Kosovare, dhe mbulohesh me vota, ka vendosur që “Marrëveshjen e saj historike”, t’a bëjë vet?

Kur ia negocionte Isa “Marrëveshjet për karrierë Vjosa Osmanit” – ta zëmë negociim me Kryesinë e LDK-ës dhe Këshillin e Përgjithshëm – Vjosa e pa afirmuar atëherë (2010), udhëtonte çdo ditë të fushatës (2014) në veturë me Kryetarin Mustafa – dhe ishte gjithherë n’bynë përkrah me Isa Mustafën; Dilte sakaq e 3-ta n’Listën zgjedhore të LDK-ës – larg mbi Nënkryetaren e atëhershme të partisë, dhe, edhe shumë e shumë më lart në Listë mbi Kryetaren e Forumit të Grave. Vendoste ajo – edhe se kush shkon në debate, e sidomos kush jo…! Apo për ilustrim, që mos të zgjatem, në rastin e negociatave – njëherë brenda LDK-ës (Kuvendi Partisë) – dhe fill pas zgjedhjeve të 2019-ës në negociatat me VV-në (Tetor 2019 – Shkurt 2020) kur LDK me Vjosa Osmanin si Kandidate për Kryeministre dhe bartëse e Listës, pasi që kishim humbur zgjedhjet: Isa Mustafa dhe negociatorët e LDK-ës – edhe tërhiqeshin krejtësisht nga negociatat mbi formimin e Qeverisë VV-LDK – përderisa Kurti të mos e dorë-hiqte Glauk Konjufcën nga pozita e Kryeparlamentarit – që t’a ulnin aty në Krye t’Kuvendit si Kryeparlamentare (sot prej aty – edhe ushtruese detyrës Presidentit) t’përgëdhelurën e “guximshme” të LDK-ës e Isa Mustafës, Vjosa Osmanin.

Kryetari i LDK-ës, Prof. Isa Mustafa, ndërkohë që për vete kishte dhe ka edhe sot, edhe urtësinë, edhe guximin, edhe mençurinë, përvojën dhe shkathtësitë – tek Vjosa mjaftohej – dhe ia shpërblente asaj gjithherë – “Guximin” e saj – që t’a shajë e përçmojë LDK-ën, dhe kedo për rreth, përfshi vet Isa Mustafen!
Vjosa, në anën tjetër, si populliste e “Guximshme” ndërkaq, s’ia njihte Isa Mustafës (dhe jo vetëm atij) por edhe LDK-ës: as Qeverinë-të, as demarkacionin, as urtësinë, as guximin, as mençurinë dhe aq më pak përvojën, shkathtësitë dhe dhuratat që ia kishte dedikuar asaj…!
Rrjedhimisht, “dhe me të drejtë” – ushtruesja e sotme e detyrës së Presidentit dhe Kryekuvendarja e djeshme e Parlamentit znj. Vjosa Osmani – kaherë “Beson” – se vetëm “Guximi” të duhet n’politikën Kosovare, dhe mbulohesh me vota, me poste dhe nderime…?
LDK, e kishte dhe e ka ADN-në e Ibrahim Rugovës – andaj aty “Guximi përçarës”, popullizmi dhe turbo tallava patriotizmi, s’gjejnë hapësire as klimë të mbijetesës.

Vjosa ishte e para dhe e vetmja “VuVuzelë” populliste në LDK. Në garën populliste brenda llojit në LDK-ë, ajo s’kishte pothuaj askënd përballë. Dhe fatkeqësisht, vetëm tak tuk, ndonjë kundër.
Vjosa, si e përkëdhelur e kryetarit, s’merrte asnjëherë pjesë as n’betaja të rrënda politike, s’merrte asnjë rrezik mbi vete dhe karrierën e saj – dhe aq ma pak përgjegjësi!?

As atëherë (2013) kur LDK – po rimëkëmbej gradualisht pas ndarjes së inskenuar tragjike (2006), kur nën udhëheqjen e Isa Mustafës po arrinte me sukses t‘rikthejë udhëheqjen e Komunave Kosovare, ndërkohë që 16 prej Komunave udhëhiqeshin nga PDK.
Derisa në anën tjetër, ish Kryetari i GP të LDK, ish zv. Kryeministri dhe Nënkryetari Partisë z.Lutfi Haziri pranonte ta le familjen në Prishtinë dhe pas vitesh në Prishtinë – të kthehej – e angazhohej për fitoren e garave Komunale dhe përsëri të jetonte në Gjillan (2013 dhe 2017-të, deri sot), e Sfarqa të kthehej nga Gjermania dhe ta ri-marrë Ferizajin dhe Agim Veliu të mbetej edhe ma tutje – me insistim partiak – në garat në Podujevë, dhe Imri Ahmeti te lente Parlamentin dhe ti futej gares në Lipjan, Gazi në Pejë etj, etj – Vjosa as që pranonte ta paramendojë garën për rikthimin e Mitrovicës 2013-të (që e fitoi atëherë, tash kolegu i saj partiak, Agim Bahtiri), apo rishtaz, të hynte në garën për të parin e Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2017-të, kur hyri z. Arban Abrashi.
Aq më pak, donte ta bisedonte eventualisht mundësinë që ta merrte Flamurin e Rugovës, dhe t’i hynte garës si Kandidate për Kryeministër dhe bartëse e Listës – në zgjedhjet nacionale të vitit 2017, pas rënies së Qeverisë Isa Mustafa – rënien e së cilës Qeveri e kishte spozorizuar dhe i kishte bërë argatin me aq zell dhe përkushtim, vet Vjosa.

– Ishte në fakt viti 2017-të – momuntimi i saj. Po e harrojnë të gjithë, ngase abstenimin e kishte bërë pa bujë dhe me elegancë…
Kishte thanë Jo, apo një Ncuk – dy herë LDK-ës me 2017. S’bëzante.
Thjeshtë dhe vetëm ngase sondazhet e Prillit dhe Majit 2017-të, kur duhej të fillonte fushata e zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit 2017 – dokumentonin se LDK, hynte në zgjedhje nacionale me vetëm 13.5% përkrahje.
Jo, jo: “Dr.Avdullah Hoti është adekuati…”.
Dhe njejtë në zgjedhjet për të parin e Prishtinës, kur kandidoi Arban Abrashi.
Kishte abstenuar, ngase sondazhet ishin të disfavorshme, edhe pse pastaj Arban Abrashi e ngriti mrekullisht votën dhe barazoi me Sh. Ahmetin, dallimi ishte 300 vota.
Tash, ndonjëri nga lexuesit, mund edhe të thotë, por ajo pranoi me 2019-të?!
E vërtetë.

Por më 2019-të, kur më 26 Gusht 2019-të është nominuar Vjosa Osmani për Kandidate për Kryeministre të LDK-ës dhe si bartëse e Listës – atëherë, pra vetëm 40-50 ditë para zgjedhjeve të 06 Tetor 2019 – LDK që kishte bërë opozitën proaktive kundër PAN-it për 2 vite radhazi nën udhëheqjen e Dr. Avdullah Hotit – po i printe të gjitha sondazheve të të gjitha televizioneve. Njejtë i printe edhe sondazheve ndërkombëtare, me një epërsi prej 7 % karshi partisë së dytë, që ishte VV-ja. Por jo, tash s’bënte Hoti, i cili e kishte s’jell tashme fitoren në shpi?

– Jo jo tash jo më Avdullah Hoti, se dukej ashiqare – se kemi një garë të fituar.
Tash doli ajo – se dukej se kemi një garë të fituar – dhe shih mrekullinë – për vetëm 1 muaj – me atë fushatën e saj “jam bijë e kësaj komune”, “jam nuse e asaj tjetrës Komunë”, “jam mesë e kësaj e asaj Komune” – dhe përkundër se u angazhua një shtab shumë i strukturuar dhe organizuar më mirë se ngaherë nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit, dhe me konsulencën e një Kompanie të fuqishme Marketingu (vendore) – dhe një tjetër kompanie Internacionale Izraelite – zonja e guximshme – gjatë fushatës s’dëgjonte askend nga shtabi zgjedhore e konsulentët – dhe me naracionin që përmenda, e dimë si e përfundoi garën…!
Dhe, megjithatë, në negociatat maratonike, Isa Mustafa dhe ekipi negociues, arrijnë që t’a vendosin në Krye të Parlamentit, duke hequr Glauk Konjufcen e sapo zgjedhur aty, si Kryeparlamentarë.
Pastaj, nisin akuzat e saj ndaj Isa Mustafës, Agim Veliut dhe LDK-ës – se si ajo u keq’përdor nga partia etj, etj, etj, etj.
Tash Vjosa, e cila s’ka lanë gjë t’zezë pa ua thanë në Kuvend ish kolegëve të saj deputet të LDK-ës, sikurse edhe atyre të Kryesisë së LDK-ës (dhe jo vetëm) – ndërkohë që ka dyfishuar guximin përmes një porcioni shtesë (overdose) të guximit si dhuratë nga Albini – komfor “marrëveshjes së saj historike me Albinin”, po garonte, sic e tha edhe vet, për Presidente të Republikës.
Besojë dhe urojë sinqerisht, që t’a ketë gjet rehatinë dhe ngrohtësinë e merituar në familjen e guximshme politike, në “Vetëvendosje”.
Me sa pamë, e kishin prit me sinqeritet dhe ngrohtësi.
Ishin Besatuar ndër vete – që pas referendumit të 14 Shkurtit – Vjosa do t’avancohet:
Jo më siç e “manipulonin dhe përdornin” në LDK – kur i besoheshin poste si Kryeparlamentare e Kryministre – poste që fitohen vetëm me rezultat partiak në zgjedhje (Edhe, në ato të 14 Shkurti)
Jo?!
Tash, e ka ndrysh?!

Konform “Marrëveshjes së saj me A.Kurtin” – postet që derivojnë nga rezultati zgjedhor i partisë (dhe jo nga bishtat në Listën e VV-së) – pra Kryeministri dhe Kryeparlamentari – janë të rezervuara për VV-në. Dhe Vjosa, natyrisht se ka filluar të mësohet, me ambientin e Ri.
Natyrisht.
Por, mos ta harrojë dhe anashkalojë askush, se për Dr. Prof. Vjosa Osmanin, të përkëdhelurën e Isa Mustafës dhe LDK-ës, VV-ja megjithatë me zemërgjerësi, përkundër se s’ka më peshë elektorale, kishin ndarë postin dhe ceremoninë më të lartë post-referumndiane:
Atë të ceremonisë së “ri-legjitimimit” të Vjosa Osmanit, siç u tha, si Presidente e Republikës së Kosovës.
Epo, kur ta donë, ta donë!
Kishte të drejtë që iku Vjosa. Dhe duhej ik më parë – ngase, edhe zogjtë e malit e dinë, se LDK dhe sidomos Isa Mustafa – si krijonin vajzës hapësire, që t’shpalojë vizionet e saj, e ta shpëtojë vendin dhe rikthejë LDK-në si fituese…
Vetëvendosje, sic e dijnë edhe zogjtë e malit ndërkaq, Vjosën do ta bëjnë Presidente.

– Dhe kjo s’është ironi dhe as opinion.
Por është fakt: Apo s’është e shkruar e zeza mbi të bardhë, “në Marrëveshje”, Vjosa Presidente, Albini Kryministër, Glauku Krye… etj, etj?
***
Dhe dorën në Zemër, në VV, Vjosa e ka vërtetë shumë më mirë dhe edhe më lehtë – ngase është mes mijëra popullistëve (llojit) – më shumë, apo më pak të regjur se ajo.
E ka të pa mundur “të gabojë” – mjafton ta përcjellë dirigjentin, Kurti.
S’ka më as recitale e solo këndime të rrezikshme.
Ka një kor – ku renditet krah për krah, “mes shoqeve dhe shokëve” me finesë, dhe ka një Dirigjent sypatrembur përball.
– Lexon notat e kompozitorit dhe shikon dirigjentin, lexon notat dhe shikon sërish dirigjentin:
– “duhet për’puthur zërat” (ia thotë kohë pas kohe, ndonjë sufler, filozof Tirane nga anash) – “ngase koristëve profesionist, s’ju lejohet asnjë distonim”.
– “Në Kor”, vazhdon sufleri Filozof që akomodon Vjosën në VV – “ka vetëm: për’puthje zërash – barazi dhe drejtësi”.
“Barazi dhe Drejtësi”.
Kupton?

Andaj, s’ka faj, bija jonë, që “është ndiku nga zelli revulucionar”!
Ka shku, atje ku më s’ka Isë që e “pengon” e katapulton.
Dhe natyrisht, edhe që “t’flijohet si Presidente”, e t’shpërndaj gjithandej në botë, “barazi dhe drejtësi” sh’Kurti’ane.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë