Loading…

Singapori regjistron rekord rastesh të reja me virus

  • 27/10/2021 | 22:15

Singapori regjistron rekord rastesh të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit raportoi rreth 5 300 raste të reja COVID-19 të mërkurën.

Ministria tha se 10 persona të tjerë kishin vdekur gjatë 24 orëve të mëparshme, që e çon në 349 numrin e vdekjeve nga pandemia në qytetin-shtet.

Ajo që ministria e etiketoi një numër “të pazakonshëm të lartë” të rasteve të reja e çoi totalin në mbi 180 000, gjysma e të cilave janë raportuar gjatë 28 ditëve të fundit, megjithëse numri ditor nuk i kaloi kurrë 4 000 para të mërkurës, raporton ATSh.

Rreth 98 për qind e rasteve të reja, gjatë 28 ditëve të fundit, kanë shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes ose asnjë.

Sipas të dhënave të ministrisë, rreth 84 për qind e popullsisë prej 5,45 milionë banorësh është e vaksinuar./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë