Loading…

Singapori zgjedh Shën Valentinin për t’i falënderuar mjekët që trajtojnë pacientët me koronavirus

  • 13/02/2020 | 21:09

Singapori zgjedh Shën Valentinin për t’i falënderuar mjekët që trajtojnë pacientët me koronavirus

Njerëzit në Singapor janë duke falënderuar punëtorët e kujdesit shëndetësor, pas shpërthimit të koronavirusit përmes disa letrave në rastin e Shën Valentinit, transmeton Gazeta Metro.


Singapori ka raportuar 50 raste të virusit, ndërsa qeveria ka rritur masat për të zbuluar dhe parandaluar përhapjen e këtij virusi. Disa njerëz, duke përfshirë nxënësit e shkollës, kanë përdorur media sociale për të shkëmbyer mesazhet e tyre të dashurisë dhe mbështetjes, për të ndihmuar në rritjen e moralit të profesionistëve mjekësorë.

Wally Tham është një nga njerëzit që qëndron pas grupit në Facebook @StandUpForSG, një faqe kushtuar çështjeve sociale të Singaporit, ku ideja u sugjerua për herë të parë javën e kaluar. Ai i tha BBC-së se kishte dëgjuar për diskriminim të mundshëm që disa mjekë ishin përballur dhe dëshironte të fillonte një lëvizje për ta kundërshtuar atë, duke përdorur hashtag #braveheartsg.

“Unë erdha me #braveheartsg si hashtag sepse duhet të kemi zemra të guximshme.Ne kemi nevojë për guxim, ne duhet të jemi të guximshëm, dhe tani kush tjetër po e bën këtë, përveç punëtorëve të kujdesit shëndetësor,” tha ai.

Hashtag, i cili është përdorur më shumë se 5,000 herë që nga e shtuna, madje është përmendur nga Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong në faqen e tij në Facebook. Më shumë se 800 shënime janë dërguar në grupin Facebook në StandUpForSG deri më tani, dhe ëally thotë se ata shpresojnë se mund të printojnë sa më shumë që të jetë e mundur për të shpërndarë në ambientet e kujdesit shëndetësor duke filluar nga Dita e Shën Valentinit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë