Loading…
Sinjal mosterioz nga kozmosi: Shkencëtarët zbulojnë ‘porosinë’ me anë radio-valësh
  • 10/01/2019 | 08:58

Sinjal mosterioz nga kozmosi: Shkencëtarët zbulojnë ‘porosinë’ me anë radio-valësh

Një sinjal mjaft i parëndomtë ka ardhur nga i njëjti burim i largët së paku 1,5 miliardë vitesh drite, transmeton Gazeta Metro.


Shkencëtarët kanë vërejtur më shumë sinjale të shpejta radio valësh, të cilat arrijnë nga një galaksi e largët, shkruan The Independenti britanik, duke cituar studimin e botuar në revistën “Nature”.

Në 13 intervale radio-valësh të shpejta, të njohura me emrin FRB, është përsëritur një sinjal mjaft i parëndomtë, i cili ka ardhur nga i njëjti burim i largët së paku 1.5 miliadrë vitesh drite, është zbuluar me një teleskop në Kanada.

Kjo është hera e dytë në histori që shkencëtarët kanë vërejtur një interval të tillë të përsëritshëm radio-valësh. Kjo njëkohësisht e thellon misterin, por edhe ofron mundësinë që përfundimisht të kuptohen shkaqet e krijimit të këtyre radio-sinjaleve.

Natyra e vërtetë e këtyre radio-valëve është e panjohur. Ekzistojnë teori të ndryshme se çka i shkakton. Ato përfshijnë një yll neutronik me fushë të fuqishme magnetike e cila sillet shumë shpejt apo dy yje neutronike, të cilat janë në proces të bashkimit. Teoria më pak popullore ndër shkencëtarët është edhe ajo se është fjala për ndonjë lloj anijej kozmike jashtëtokësore.

Intervalet zgjasin vetëm një milisekondë, por prandaj dërgojnë energji, për të cilën Diellit tonë i duhen 12 muaj që ta prodhojë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë