Loading…

Sipas BERZH’it, ekonoima e Kosovës këtë vit do të ketë rënie prej 5 për qind

  • 13/05/2020 | 13:49

Sipas BERZH’it, ekonoima e Kosovës këtë vit do të ketë rënie prej 5 për qind

Vendet e Ballkanit do të bien në recesion gjatë vitit 2020 për shkak të krizës së koronavirusit, me Shqipërinë e cila sipas parashikimeve të Bankës europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), do të pësojë tkurrjen më të madhe, ndërsa rritja e ekonomisë së saj do të zbresë në -9 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa BERZH’i  për Kosovën parashikon se efektet e masave që synojnë kontrollimin e pandemisë, dhe një rënie të mundshme të dërgesave në para, pritet të rezultojnë në një rënie të PBB’së prej 5.0 përqind në vitin 2020, transmeton Gazeta Metro.


Raporti i BERZH u publikua ditën e sotme.

Sa i përket Kosovës, e cila vitin e kaluar regjistroi rritjen më të lartë në rajon, BERZH’i parashikon se “efektet e masave që synojnë kontrollimin e pandemisë, dhe një rënie të mundshme të dërgesave në para, pritet të rezultojnë në një rënie të PBB’së prej 5.0 përqind në vitin 2020, për t’ju rikthyer një rritjeje pozitive prej 7.5 përqind në 2021”.

Sipas raportit të publikuar sot “ekonomia shqiptare do të preket ndjeshëm nga epidemia si pasojë e varësisë së saj së lartë nga turizmi dhe fasoneria. Një reduktim i pritshëm i dërgesave nga emigrantët do të ndikojë gjithashtu në rënie”, vlerëson raporti sipas të cilit “rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave në vend për ndalimin e përhapjes së virusit dhe kthimi në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Sipas parashikimeve të BERZH’it, ekonomia shqiptare mund të njohë një rimëkëmbje të shpejtë, duke u rritur me 12 përqind në vitin e ardhshëm.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit, do të preken nga kriza e koronavirusit përmes kanaleve të ndryshme. “Sektorët e shërbimeve, veçanërisht Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të ndiejnë efektin e masave bllokuese përmes rënies të të ardhurave. Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat kanë baza të forta prodhuese, mund të goditen më së shumti përmes prishjes së zinxhirëve të furnizimit global”.

Ndërsa Mali i Zi, si kundër dhe Shqipëri, pritet të goditet fort në sektorin e turizmit, për shkak të kufizimeve në lëvizjen e personave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë