Loading…

Sipas Messit ky futbollist duhet të fitojë Topin e Artë këtë vit

  • 14/08/2022 | 17:12

Sipas Messit ky futbollist duhet të fitojë Topin e Artë këtë vit

Fituesi i shtatë herë Topit të Artë, Lionel Messi gjatë një interviste ka dhënë mendimin e tij për këtë vit se kush duhet ta fitojë ‘trofeun e privatizuar’ nga ai . Argjentinasi pa asnjë dyshim thotë se Karim Benzema është favoriti kryesor, transmeton Gazeta Metro.


Ashtu si shumë futbollistë dhe trajnerë të ndryshëm nga e gjithë bota edhe Lionel Messi ka deklaruar që sulmuesi i Real Madrid, pas sezonit të shkëlqyeshëm me ‘Los Blancos’ e meriton Topin e Artë.

”Unë mendoj se këtë vit nuk ka dyshime, është e qartë se Benzema pati një vit spektakolar. Ai përfundoi sezonin duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe ishte krucial që nga raundi i 16’të e tutje në çdo ndeshje. Nuk mendoj se ka dyshime këtë vit,” tha ai për TyC Sports.

Përveç se ‘shkatërroi’ pothuajse çdo ekip në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, Benzema ishte padyshim edhe lojtari më i mirë në La Liga sezonin e kaluar.

Në të gjitha garat, francezi shënoi 44 gola dhe dhuroi 15 asistime në 46 paraqitje. Për të do të ishte edhe hera e parë në karrierën e tij që do të fitonte Topin e Artë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë