Loading…

Sipas Time Kadrijaj është PDK’ja që nuk ka të drejtë të mbrojë vlerat e luftës

  • 19/01/2021 | 18:40

Sipas Time Kadrijaj është PDK’ja që nuk ka të drejtë të mbrojë vlerat e luftës

Ish deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është zemëruar me deklaratën e Memli Krasniqi, ish deputet nga Partinë Demokratike të Kosovës, që kishte thënë se vetëm kjo parti është trashëgimtarja e vetme e UÇK’së, transmeton Gazeta Metro.


Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj i ka cilësuar “të çuditshme” deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kadriaj ka thënë se PDK-ja nuk mund të jetë mbrojtëse e vlerave të UÇK-së, përderisa në përbërjen e tyre “nuk gjen për së afër vlera të luftës”.

“E çuditshme ta dëgjosh PDK-në e 2021 kur flet për UÇK-në, derisa në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës, aq më pak tek ata që flasin në emër të PDK-së”, ka thënë Kadriaj.

Të hënën, në një studio televizive, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se PDK’ja është trashëgimtarja e vetme e UÇK’së.

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të bashkëpunoj edhe me partinë tjetër që konsiderohet si e krahut të luftës, Nisma Socialdemokrate, të Fatmir Limajt. Ai  ishte shkëputur nga PDK së bashku me tjetrën figurë të rëndësishme, Jakup Krasniqit. PDK ju kishte propozuar vetëm Nisma’s vetëm inkuadrim në listën e përbashkët por jo koalicion parazgjedhor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë