Loading…

Sir Paul McCartney: Ndal këtu pak, ishte John që ndau The Beatles

  • 11/10/2021 | 17:14

Sir Paul McCartney: Ndal këtu pak, ishte John që ndau The Beatles

Paul McCartney i është rikthyer debatit për ndarjen e grupit legjendar të rokut duke hedhur poshtë prerazi sugjerimin se ishte ai që i dha fund grupit. Jo për herë të parë tregoi si rrodhën ngjarjet McCartney e ndarjes, transmeton Gazeta Metro.


Fansat gjatë kanë spekuluar se kush ishte “fajtori” për ndarjen, ku shumë fajësojnë McCartney. Por veti Sir Paul ishte i qartë në disa rast se dëshira e John “për të çliruar” ishte faktori kryesor pas ndarjes.

Spekulimeve i ishte shtuar edhe vendimi i menaxherit ë bendit që ju kishte kërkuar anëtarëve të mos flasin deri sa të përfundonin disa ujdi të biznesit, tha McCartney.

Duke folur për njërën prej episodeve të BBC Radio 4 “This Cultural Life” që prite të të publikohet me 23 tetor ai ishte i prerë në diskutimin e shpërbërjes së The Beatles, ishte John Lennon që kishte nisur procesin.

Kur u pyet nga BBC për vendimin për të nisur solo karrierën, McCartney ndaloi dhe këmbënguli : “Ndalo këtu. Unë nuk jam personi që nxiti ndarjen. Oh jo, jo, jo. John hyri brenda një ditë dhe tha, ‘Po largohem nga The Beaatles’. A është kjo nisja e ndarjes, apo jo?” tha McCartney.

McCartney shprehu trishtim për ndarjen, duke shtuar se grupi ende po krijonte “shumë gjëra të mira”.

“Ky ishte bendi im, puna ime, jeta ime. Kështu që doja të vazhdonte” tha McCartney.

Kjo intervistë e McCartney vjen pikërisht në pritje të një dokumentari të regjisorit Peter Jackson gjashtë pjesësh që është kronikë e muajve të fundit të bendit, “The Beatles: Get Back” që ka premierën në nëntor të këtij viti dhe ky diskutim s’ka si të mos jetë pjesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë