Loading…

Sistemi i financave i bllokuar që dhjetë ditë në Ministrinë e Infrastrukturës

  • 28/09/2021 | 17:47

Sistemi i financave i bllokuar që dhjetë ditë në Ministrinë e Infrastrukturës

Sistemi i financave në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI ka dhjetë ditë që është bllokuar.

Që afro dhjetë ditë në MMPHI nuk është bërë asnjë pagesë. Kjo pasi që është bllokuar në tërësi sistemi financiar.

Shkak është bërë ndërrimi i zyrtarit kryesor të financave.

Lajmi.net ka mësuar se Besnik Hajdari, zyrtar kryesor financiar në ministri, është shkarkuar nga detyra dhe në vendin e tij është emëruar një zyrtar tjetër që më herët ka punuar në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Zyrtarja e re ka bllokuar sistemin e financave që rreth dy javë. Kësisoj nuk është bërë asnjë pagesë ndaj kompanive që kemi obligime. Në fakt i gjithë departamenti i financave aktualisht është pa punë, ngase sistemi është i bllokuar”, tha për lajmi.net një burim brenda ministrisë.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në ministri për të marrë informacione lidhur më këtë, por zyra për informim dhe as Sekretari, Izedin Bytyqi nuk janë përgjigjur gjatë ditës së sotme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë