Loading…

Situata e tensionuar në veri dhe takimi Osmani, Scholz e Macron: Qeveria gjermane jep detaje

  • 01/06/2023 | 11:42

Situata e tensionuar në veri dhe takimi Osmani, Scholz e Macron: Qeveria gjermane jep detaje

Kancelari Scholz e presidenti Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar ditët e fundit në Kosovë. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian ata takohen me presidenten Osmani e presidentin Vuçiq.


Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebelstreit, bëri të ditur në Berlin se në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet të enjten në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime së bashku me presidentin francez, Macron me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës.

Scholz dhe Macron zhvillojnë bisedime edhe me presidentin Vuçiq, i cili para samitit në Kishinau ka thënë se hapi i parë për uljen e tensioneve do të ishte tërheqja e “gjoja kryetarëve” të komunave nga veriu.

Ai i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin kryetarët e bashkive. Ky hap do të ishte hapi më i fuqishëm, ka kërkuar Vuçiq.

Presidenti francez, Emmanuel Macron në kuadër të takimit në Kishinau e ka quajtur zhvillimin e zgjedhjeve lokale në veri një gabim. Macron ka thënë, se ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare për situatën aktuale./DW/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë