Loading…

‘Situata është përkeqësuar sërish’: Kreu i ushtrisë zvicerane kërkon zgjatjen e misionit në Kosovë

  • 26/12/2021 | 10:59

‘Situata është përkeqësuar sërish’: Kreu i ushtrisë zvicerane kërkon zgjatjen e misionit në Kosovë

“Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish”.


Sipas shefit të Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Süssli, ushtria ka thirrur rreth 120 pjesëtarë të tjerë të saj për t`’iu bashkuar misionit të mbështetjes së masave kundër koronës.

Operacionet e ushtrisë për koronën aktualisht po zhvillohen kryesisht në Zvicrën perëndimore.

Deri më tani, sipas tij, nuk ka pasur pjesëtarë të angazhuar të ushtrisë që flasin frëngjisht. Ndërsa, kur bëhet fjalë për misionet në fushën e kujdesit shëndetësor, megjithatë, gjuha luan një rol, është shprehur Süssli në një intervistë për gazetën “SonntagsBlick”.

Për këtë arsye, është dashur të thirreshin pjesëtarët shtesë të ushtrisë që ishin trajnuar për përkujdesje shëndetësore. Ata duhet të aktivizohen të dielën dhe të hënën.

Në dislokimin e ri, ushtria ka filluar me më shumë se 300 vullnetarë, tha Süssli.

Në intervistë, shefi i ushtrisë ka komentuar edhe misionin e ushtrisë së Zvicrës (Swisscoy) në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë me këtë rast se do t’i kërkojë parlamentit që të zgjasë misionin vitin e ardhshëm.

“Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish”, ka thënë Süssli. Si shembull për këtë, ai ka përmendur trazirat e disa muajve më parë në veriun e Kosovës në lidhje me tabelat e automjeteve.

Siç është raportuar tashmë, shefui i Ushtrisë së Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe Swissscoy-n më 22 dhjetor. Me atë rast ai ka inspektuar misionin e atjeshëm paqeruajtës të Zvicrës në kuadrin e KFOR-it dhe ka festuar Krishtlindjen me ushtarët zviceranë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë