Loading…

Situata me emigrantët shqiptarë, Rama tregon se çfarë bisedoi me kryeministrin britanik

  • 04/12/2022 | 13:18

Situata me emigrantët shqiptarë, Rama tregon se çfarë bisedoi me kryeministrin britanik

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka pasur një telefonatë me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë që kalojnë kanalin.


Sipas Ramës homologu i tij britanik i ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me akuzat që kanë dalë nga politikanë britanikë, kundër shqiptarëve.

“Kam pasur një bisedë jo të shkurtër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Më shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur për deklaratat e pa menduar dhe të lëshuar në raport me Shqiptarët. Kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë. Nuk kemi folur për asgjë të re. Për të bashkuar forcat, kam përsëritur të gjitha këto që kam thënë.”

“Shpresoj që do kemi një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur që të ketë një vizitë bilaterale. Ka ardhur Blair por për çështje të tjera.” tha Rama./abcnews.al/

Rama tërthorazi e ‘godet’ Kurtin për euforinë pas fitores së Zvicrës: Kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë