Loading…

Situata me koronavirus: 60 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

  • 31/01/2021 | 23:53

Situata me koronavirus: 60 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Gajtë ditëve të fundit është raportuar një rritje e rasteve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Deri tani 59,646 raste pozitive janë konfirmuar, nga to 6,211 aktive; 51,948 të shëruar dhe 1,487 viktima.

IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 287 raste të reja, dhe janë shëruar 229 persona.

Ky është njoftimi i plotë nga IKSHPK:

‘’ Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.’’/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë