Loading…

Situata në veri: Në diasporë bëhet thirrje për protesta, nuk dihet kush është organizatori

  • 02/06/2023 | 12:05

Situata në veri: Në diasporë bëhet thirrje për protesta, nuk dihet kush është organizatori

Pas thirrjeve për të protestuar në Mitrovicën e Jugut, për gjendjen në veri, e ku nuk dihej se nga kush po bëheshin këto thirrje, tashmë kanë filluar që edhe në diasporë të shpërndahen thirrje të tilla për protestë, por pa u ditur identiteti i organizatorit, thirrje këto të cilat po cilësohen si të dyshimta, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme ishte bërë thirrje për t’u mbledhur në jug të Mitrovicës, por këto organizime nuk kishin një emër dhe mbiemër, prandaj u bë thirrje që të injorohen madje dhe kishte reaguar edhe Policia e Kosovës .

E tash thirrje të tilla kanë filluar të shpërndahen edhe në diasporë.

Në një fletushkë të shpërndarë në qytetin e Stuttgartit, bëhet thirrje për protestë siç thuhet paqësore, e që sipas kësaj thirrje thuhet se po bëhet për shkak të situatës në veri të Kosovës, por, edhe ky organizim nuk ka asnjë emër të organizatorit. Pra nuk dihet se kush e ka thirrur një protestë të tillë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë