Loading…

Situata politike, zgjedhjet e reja shihen si mundësi (Video)

  • 05/08/2017 | 21:31

Situata politike, zgjedhjet e reja shihen si mundësi (Video)

Analisti Ramush Tahiri, bazuar në situatën e krijuar politike në vend, epilog parasheh zgjedhje të reja. Për shkak të krizës, sipas tij, zgjedhjet e reja do të krijonin një raport të ri të forcave politike ku Tahiri beson se secila parti do të garonte e vetme.


Ndryshe edhe sot gjatë ditës kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat mes zyrtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ky është epilogu që po e parashikon analisti Ramush Tahiri bazuar në situatën e krijuar politike në vend, ku që nga 3 gushti seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka përfunduar e ku duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

As heqja  dorë e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli nga posti i kryetarit të Kuvendit, sipas Tahirit, nuk do ta zhbllokojë krizën për seancën konstituive meqë qëndrimet e koalicionit  LAA dhe VV janë të pandryshuara.

Ai thotë se PAN duhet të vendosë për emrin e kryeparlamentarit sikurse edhe LAA – VV dhe minoritetet për nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas tij, është çështje tjetër nëse ata do të marrin votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur, por që kjo procedurë duhet të respektohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë