Loading…

‘Situatë e rënduar ekonomike’, Hoti: Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie

  • 12/02/2024 | 12:28

‘Situatë e rënduar ekonomike’, Hoti: Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët e bizneset kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023.


Ai ka thënë se kjo ka ardhur për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

“Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd. Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë