Loading…

Situatë e tensionuar në Gostivar, huliganët maqedonas provokojnë shqiptarët (Foto)

  • 26/04/2017 | 21:25

Situatë e tensionuar në Gostivar, huliganët maqedonas provokojnë shqiptarët (Foto)

Në Gostivar, edhe pse nuk protestohet kundër të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës”, provokime megjithatë bëhen.


Të hënën pas dite, në muret e oborrit të Muftinisë dhe Xhamisë së Sahatit në Gostivar janë shkarravitur nga persona të panjohur, duke vizatuar disa kryqe me ngjyrë të kuqe, shkruan gazeta KOHA.

Rasti u denoncua në polici nga nëpunësi i Muftinisë së Gostivarit.

“Një punonjës i Muftinisë së Gostivarit, denoncoi në polici që persona të panjohur në kutinë elektrike prej metali që ndodhet në rrethojën e oborrit të muftinisë dhe Xhamisë së Sahatit, kanë vizatuar me ngjyrë të kyqe disa kryqe. Kryqet e vizatuara kanë qenë në dimensione 40 me 50 centimatra. Pas denoncimit, Policia doli në vendngjarje dhe krye ekspertizë. Punohet në zbardhjen e rastit”, deklaroi zëdhënësi i Policisë rajonale, Marjan Josifoski.

Nga Muftinia e Gostivarit nuk deshën të komentojnë aktin vandal, por apeluan që në asnjë mënyrë të mos nxiten tensione ndërfetare dhe ndëretnike nga cilado palë qoftë. Mbishkrimet e karakterit fetar në muret e oborrit të Muftinisë së Gostivarit, vijnë disa ditë pas mbishkrimeve të karakterit etnik me përmbajtje “Makedonija”, “MKD + simboli i fashizmit”,që u shkarravitën në objektet që ndodhen tek parku i madh i qytetit Autorët e këtij akti vandal vazhdojnë të mbetet anonim për organet e rendit, nga ku thonë që kanë filluar hetimet për identifikimin e autorëve si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e fundit. Edhe pse ky veprim sanksionohet me ligj, kurrsesi të merr fund.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thotë se për raste të tilla parashikohen sanksione rigoroze. Nga atje thonë se për personat që do të hasen duke shkuar grafite nëpër vende publike. Deri tre vite burgim apo 1 e 500 deri 2 mijë euro gjoba, janë sanksionet e parapara me ligjin për rendin dhe qetësinë publike si dhe ligjin për pastërti publike.

Nga atje ritheksojnë sanksionet që pasojnë kundër personave që shkojnë në kundërshtim me ligjin. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë bën me dije se dëmtimi ose mënjanimi i përmendoreve me karakter historik dhe kulturor paraqet vepër për kundërvajtje dhe sanksionohet me gjobë ose burgim me 3 vite kohëzgjatje. Këto veprime i sanksionon edhe ligji për rend dhe qetësi publike, ku parashihen gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro. Nga Komuna e Gostivarit thonë që mbishkrimet e tilla, pas denoncimit, fshihen nga shërbimet komunale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë