Loading…

Situatë e tensionuar në Për’puthen: Bora Zemani reagon ashpër

  • 01/10/2021 | 16:44

Situatë e tensionuar në Për’puthen: Bora Zemani reagon ashpër

Moderatorja, Bora Zemani gjithmonë ka qenë shumë e kujdesshme në çdo paraqitje të saj dhe asnjëherë nuk ka lejuar që situata të i dalë jashtë kontrollit, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo duket se moderatorja e paska humbur durimin dhe ka reaguar ndaj një konkurrenti.

“O Jurgen nuk janë normale fare këto që po thua. Tregon edukatën e familjes dhe pastaj viktimizohesh. Nuk janë normale të gjitha këto. I thua tjetrës se po të ofendon ty pse kërkon të bëjë çfarë të dojë”, i tha Bora Jurgenit derisa fliste me zë të lartë.

Situata të tilla të tensionuara kemi parë shumë shpesh, por në një gjendje të tillë nuk e kemi parë asnjëherë Borën.

Ndryshe, javëve të fundit u komentua shumë se moderatorja kishte filluar një lidhje me Atdheun, kandidati i sezonit të parë të “Për’puthen”, por të gjitha këto zëra i hodhi poshtë moderatorja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë