Siç kishte shkruar në konton e tij në Twitter herën e kaluar Frank Hoorgebeets i cili punon për institutin holandez System Geometry Survey (SSGS) ka parashikuar se do të ketë ‘aktivitet të fuqishëm sizmik në ditën në vijim’ por pa cekur se ku këtë herë, transmeton Gazeta Metro.
Në konton e tij të hënën Hoorgebeets ai i ka bashkëngjitur një video në YouTube. Ai i ka bashkëngjitur një fotografi të sistemit solar, si indikator që renditja e planetëve do të ketë ndikimin në aktivitetet sizmologjike të Tokës.
Planetary geometry today and tomorrow. Be on watch for stronger seismic activity in the coming days. More details are in the forecast video: https://t.co/MFerQf3JRw pic.twitter.com/HXOvu9XlPt
— Frank Hoogerbeets (@hogrbe) March 27, 2023
Rrjeti social Twitter i ka bashkëngjitur një vërejtje të kontrollit të fakteve postimit të tij se “parashikimi i tërmeteve nga gjeometria planetare janë dëshmuar si të pasakta”. Janë bashkuar edhe disa linqe të agjencive të ndryshme qeveritare dhe private me informacion që i mohojnë pretendimet e teorisë së Hoorgebeets.
Megjithatë, publiku i internetit duan që të dinë saktësisht se ku mendon sizmologu holandez që do të godiste tërmeti. Por Hoorgebeets nuk ofroi një përgjigje të qartë këtë herë.
Shumë janë ata që nuk besojnë vërtetësinë e pretendimeve të Hoogerbeets. Por alarmimet e tij përsëri kanë shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm pasi që ai kishte parashikua me saktësi tërmetin në Turqi dhe Siri në fillimin e shkurtit.
Ai me 3 shkurt kishte shkruar në Twitter se “herët apo vonë do të ketë një tërmet me shkallë 7.5 në këtë rajon (Turqi qendrorep-jugore, Jordani, Siri, Liban)”.
Sooner or later there will be a ~M 7.5 #earthquake in this region (South-Central Turkey, Jordan, Syria, Lebanon). #deprem pic.twitter.com/6CcSnjJmCV
— Frank Hoogerbeets (@hogrbe) February 3, 2023
Pasi që parashikimi i tij u bë viral, ai reagoi dhe shkoi se “siç kam deklaruar më parë se do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm si në vitet 115 dhe 526. Këto tërmete gjithmonë ndodhnin pas gjeometrisë kritike planetare, siç i kishim me 4-5 shkurt”./gazetametro.net