Loading…

‘S’jam arab’: Libanezi gënjeu se është spiun për t’u martuar me hebrejen, FBI e NSA e hetojnë

  • 30/11/2021 | 19:45

‘S’jam arab’: Libanezi gënjeu se është spiun për t’u martuar me hebrejen, FBI e NSA e hetojnë

Burri mysliman me prejardhje nga Libani ishte dashuruar në me hebrejen nga New York edhe ajo në të, aq sa u martuan. Ai i gënjeu që është hebre ortodoks që familja t’ia lejonte të martohej me të. E zbuluan se nuk ishte, pastaj i gënjeu se ishte spiun amerikan dhe e kishte detyrë të shtirej ashtu. Aq thellë i hyri mashtrimit sa e hetuan Byroja Federale e Hetimeve në SHBA, transmeton Gazeta Metro.


Myslimani nga Libani Eliyah Hawila 23 vjeç rishtas u martua me një grua në një ceremoni të pasur që e organizoi familja e nuses në komunitetin e hebrenjve me prejardhje nga Siria në Brooklyn të New York.

Dasma u krye e brenda pak javësh babai i nuses që dyshonte e zbuloi identitetin e vërtetë të dhëndrit – Ali Hassan Hawila, me prejardhje nga Libani jugor, nga një familje mysliman shiite. Sipas gazetës izraelite The Timees of Israel rajoni nga vjen familja e tij dominon organizata terroriste Hezbollah.

Babai i nuses e gjen babanë e dhëndrit që ia konfirmon që nuk është hebre e pranon vet Hawila në intervistë për Kan Tv.

Hawila tha se e kishte gënjyer nusen e vet se ishte spiun Amerikës në shërbim me National Security Agency pasi që ajo ja pa pasaportën.

“Më u desh t’i them diçka, kështu që ja thash, kështu e ashtu, kjo është karta e NSA dhe se jam në mision e gjëra të tilla. Shpika gjëra të tilla” i ka thënë ai gazetës ai. Kur u përball me miqtë i përsëriti të njëjtat rrena dhe i shtoi ca të tjera e pranoi ai në televizion.

Mashtrimi i tij ja anuloi martesën menjëherë – dhe ja solli FBI dhe Homeland Security që brengoseshin për motivet e tij si i infiltruar i mundshëm në komunitetin hebre me qëllime dashakeqe.

“Kur erdhi agjenti i FBI në shtëpinë time i thash: Zotëri e keni lejen time të më spiunoni të gjitha telefonatat, s’jam i lidhur me askënd” tha Hawila.

Nuk ka pasur sugjerime që hetimi gjeti diçka të dyshimtë përtej gënjeshtrave të Hawila deri tani sipas raportit.

Ai shtoi se nuk dëshiron asgjë, përpos të jetojë si hebre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë