Loading…

Sjell në jetë foshnjën në parkingun e spitalit, kamera e sigurisë filmon gjithçka

  • 30/06/2020 | 22:33

Sjell në jetë foshnjën në parkingun e spitalit, kamera e sigurisë filmon gjithçka

Një video e pazakontë është publikuar në internet, ku është regjistruar momenti kur një grua sjell në jetë foshnjën në parkingun e veturave të një spitali në Florida, ku infermierja që i del në ndihmë kap foshnjën pa rënë në tokë.


Është interesant sesi gjithçka ndodh para syve të policisë dhe partnerit të Susan Anderson, e cila po bënte të pamundurën që të futet në spital – por e kotë, sjellë në jetë vajzën e vogël në parking, transmeton Telegrafi.

Kamera e vendosur në hyrje të spitalit ka kapur momentin kur Susan dhe bashkëshorti i saj Joseph mundohen të futen në spital, derisa policët që po patrullonin mbetën të habitur kur panë infermieren duke e asistuar amerikanen për ta sjellë në jetë Julian e vogël.

Infermierja Sandra Lovaina e cila ka përvojë të madhe në këtë fushë, reagoi shumë natyrshëm pa u kapluar nga paniku, madje në një moment e kap foshnjën dhe ia jep të ëmës që ta mbajë – e ajo e mbështolli me batanije të ëmën.

Susan madje arrin të ecë deri në hyrje të spitalit me ndihmën e infermieres dhe bashkëshortit, e policët që panë gjithçka nuk mund t’u besonin syve se çfarë panë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë