Loading…

Sjellje skandaloze e zyrtares në Komunë: Me cigare në gojë injoron qytetarin (Video)

  • 08/08/2017 | 14:47

Sjellje skandaloze e zyrtares në Komunë: Me cigare në gojë injoron qytetarin (Video)

Në institucionet e Kosovës, është pothuajse e zakonshme që kur ke punë në administratë, nuk mund të bësh asgjë.


Kjo për shkak të neglizhencës, sjelljes së ashpër të stafit apo edhe mbylljes së zyrave gjatë orarit të punës.

Me një situatë të ngjashme është përballur këto ditë edhe një qytetar nga komuna e Prizrenit. Në një video që ai ka dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet sjellja e pahijshme e asistentes së një drejtori në komunë, Alije Mermer.

Sipas videos, qytetari hyn në zyrën e departamentit të administratës personale të Republikës së Kosovës, ku drejtor është Miftar Guci për të kërkuar një informacion.

Duke u endur sa poshtë e sa lartë, qytetari mbet duke u sill herë në katin e parë e herë në të dytin e ndërtesës, e në fund ngel pa bërë asgjë.

Asistentja e drejtorit, Alije Mermer, e cila i thotë palës se nuk ka lidhje me informatën që ky qytetar po kërkon, ajo madje mban në dorë edhe një cigare të cilën e pi brenda në zyrën e saj të mbyllur, e që është shkelje e ligjit për duhanin.

Qytetari duke mos pasur zgjidhje, del nga zyra pa arritur të kryente punët për të cilat kishte shkuar në Komunë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë