Loading…

S’jemi koalicion i luftës, por i së ardhmes (Foto)

  • 20/05/2017 | 15:30

S’jemi koalicion i luftës, por i së ardhmes (Foto)

Është koha për një ekip udhëheqës të aftë të marrë vendime, të arrijë rezultate dhe ta çojë Kosovën përpara më shpejt.


Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u është përgjigjur udhëheqësve të LDK’së se koalicioni PDK-AAK-NISMA është koalicion i luftës dhe i natës.

Veseli ka thënë se koalicioni me Ramush Haradinaj është i së ardhmes perëndimore të Kosovës.

“Ne jemi koalicion i lirisë dhe sovranitetit, nuk jemi as i luftës as i paraluftës. Lufta ka qenë sakrificë e secilit qytetarë dhe jemi të vendosur që bashkërisht t’i bashkojmë edhe qytetarët tanë drejt Fillimit të Ri për Kosovën”, ka thënë Veseli, në Rahovec, ku ka folur bashkë me Ramush Haradinajn para disa biznesmenëve.“Nuk do ta ndajmë popullin”, ka shtuar ai, shkruan Express.

Zyrtarët e LDK’së prej se kanë prishur koalicionin me PDK’në kanë nisur të akuzojnë Kadri Veselin se ka lidhur koalicion me AAK’në dhe NISMA’n për të rikthyer kohën e pasluftës.

Sidoqoftë, Veseli ka folur edhe për LDK’në dhe Vetëvendosjen. Ka përsëritur se partia e Avdullah Hotit s’ka guxim të marrë vendime, kurse, Partia e Albin Kurtit e shkatërron Kosovën.

“Janë dy alternativa që janë konkurente me mua dhe Ramushin. Është opsioni, i cili është i dëshmuar se nuk merr kurrë vendime. Nuk ka vizion dhe nuk guxon të marrë përgjegjësi”, ka shtuar ai.

“E kemi alternativën tjetër që nuk e njeh Kosovën. Që dëshiron ta rrënojë Kosovën. Që dëshiron të thotë se jemi shqiptar nga sot. Të fillojmë nga sot të ndërtojmë një komb të ri”, ka thënë Veseli.

“Bashkë me mikun tim, kryeministrin e ardhshëm Ramush Haradinaj do t’i fitojmë zgjedhjet më 11 qershor me rezultatin më të thellë në historinë tonë. Ne, bashkë, do të jemi fillimi i ri për Kosovën. Fitorja jonë nuk është kundër askujt, përkundrazi, është fitore për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne jemi koalicion i fitores dhe vendimmarrjes dhe ndër vendimet e para që do të marrim bashkë me kolegët tanë është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe integrimi në strukturat euro atlantike”, ka thënë Veseli.

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kanë bërë paraqitjen e dytë publike, bashkë, pas koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA. Ata në hapësirat e një fabrike në Rahovec kanë bashkëbiseduar me një grup qytetaresh dhe ndërmarrës të kësaj komune.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë