Loading…

S’ka arsye që të shtyhen edhe më tutje bisedimet me Shkupin dhe Tiranën, tha kryediplomati sllovak

  • 16/05/2022 | 15:06

S’ka arsye që të shtyhen edhe më tutje bisedimet me Shkupin dhe Tiranën, tha kryediplomati sllovak

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Ivan Korcok, kërkon që pa shtyrje të fillojnë formalisht bisedimet për anëtarësim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.


Shefi i diplomacisë sllovake, Korcok para këshillit të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, deklaroi se një nga porositë e tij kryesore sot do të jetë se duhet pa shtyrje të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat po presin më shumë se dy vjet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, të bllokuar nga Bullgaria. Ka raportuar agjencia maqedonase e lajmeve MIA.

“Nuk ka arsye për shtyrje të mëtutjeshme të fillimit të bisedimeve, ajo është diçka që vendet e presin, njëherë kur i përmbushin kriteret e rëndësishme, ne duhet të ofrojmë dhe këtë duhet ta bëjmë tani. Dhe, çka është më e rëndësishme, sepse shohim konkurrues të tjerë në Ballkanin Perëndimor, kështu që edhe një herë ky do të jetë sinjali më i mirë i yni”, deklaroi Korcok.

Për ministrin sllovak kjo është po aq e rëndësishme në kontekst të luftës në Ukrainë, të cilën ai e quajti “konflikti bardhë e zi”, me një agresor dhe një viktimë.

“Ballkani Perëndimor dha sinjal se duan të jenë pjesë e bashkësisë sonë, ky është momenti të dëshmojmë se ku e kanë vendin”, shtoi sllovaku.

Korcok siguroi se statusi i kandidatit për Ukrainën në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë negativisht për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

“Kandidatura e Ukrainës nuk nënkupton se nesër do të bëhen anëtare, nuk bëhet fjalë për dobësim të kritereve për anëtarësim, por për shprehje të nxitjes morale nga ana jonë. Mbështetja për Ukrainën nuk është në dëm të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Ivan Korcok.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë