Loading…

S’ka bikine, s’ka volejboll: Dy yjet e volejbollit në rërë bojkotojnë garën në Katar pasi nuk lejohen bikinet

  • 25/02/2021 | 13:15

S’ka bikine, s’ka volejboll: Dy yjet e volejbollit në rërë bojkotojnë garën në Katar pasi nuk lejohen bikinet

Dy yjet gjermane të këtij sporti Karla Borger dhe Julia Sade po planifikojnë të bojkotojnë turneun e organizuar në Katar për shkak të ndalimit të veshjes së bikineve në fushë, transmeton Gazeta Metro.


Karla Borger dhe Britta Buthe që fituan medaljen e argjendtë në Kampionatin e Botës në vitin 2013, i kanë thënë radios Deutschlandfunk “Ne jemi atje për të bërë punën tonë, por po na ndalohet të veshim rrobat tona të punës. Ky është realisht i vetmi vend në botë ku një qeveri na tregon si të bëjmë punën tonë – ne këtë po kritikojmë…dhe po pyesim se nëse m të vërtetë është e nevojshme të mbahet një turne atje patjetër.”

Si rezultat i kësaj rregulle kundër bikineve, Borger dhe partnerja e saj në ekip Julia Sude thanë se do të bojkotojnë turneun në Katar.

Kjo ngjarje në Katar është hera e parë Doha është nikoqire një turne volejbolli në rërë për gra, pas shtatë vitesh organizmi të turneut për burra.

Sipas federatës botërore të volejbollit në rërë, FIVB, rregulli i Katarit që përcakton se gratë duhet të veshin këmisha me mëngë shkurtëra dhe pantallona të gjatë në vend të bikineve të zakonshme ishte zbatuar “për shkak të respektit për kulturën dhe traditën e vendit nikoqir”. FIVB i ishte përgjigjur revistës Newsweek se “ata respektojnë të gjitha të drejtat e të gjithë atletëve për të zgjedhur turnetë se ku duan të garojnë.”

Federata kishte shtuar në mbështetjen e hapur të vendimit të shoqatës së Katarit se “megjithatë, organizata se ka pranuar vetëm reagime pozitive pas një konsultimi demokratik me atletet të mbajtur rreth mundësisë së një turneu që do të mbahej në Katar” kishte raportuar Newsweek përgjigjen e FIVB.

Dy atletet gjermane theksuan edhe një fakt tjetër rreth standardeve të dyfishta të veshjeve të atleteve kur shtruan se kur Katari ishte nikoqir i Kampionatit Botëror të Atletikës në Doha në vitin 2019, ishin bërë përjashtime për garueset gra në garë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë